Kjo është mënyra sesi mjekët heqin nga truri i njeriut tumorët. Në këtë video të postuar nga

Science Nature Page

, tregohet metoda që përdorin ditët e sotme kirurgët për të hequr këto masa nga koka e njeriut.

Kjo metodë i lejon ata që t’i heqin tumorët me anë të një prerje fare të vogël, duke bërë që pas operacionit pacientët të kenë shenja minimale. Në të shkuarën operacione të tilla linin plagë të mëdha dhe shenja të përhershme tek pacientët.

Tumorët në kokë ndodhin për shkak të mutacioneve të ndryshme të qelizave. Këto mutacione çojnë në divizione të pakontrolluara që ndërtohen duke formuar një tumor. Tumorët në tru gjenden brenda vetë trurit ose në indet rreth tij./tvklan.al