Kush ka thënë që motorat janë vetëm për djemtë.

Kjo video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale tregon se një vajzë, në këtë rast paska e “çmendur”, ka aftësi të jashtëzakonshme në drejtimin e motoçikletës.

Pamjet janë xhiruar nga disa miq të saj. Ajo shfaqet me një skafandër në kokë, ndërsa bën veprime akrobatike hipur mbi një motor, të cilat janë vërtet shumë të rrezikshme.

Motoçiklistja është filmuar në rrugët e St. Louis në SHBA dhe nget një model garash tip Kawasaki 636, duke lënë pa fjalë miqtë e saj djem./tvklan.al