Ky është momenti i çuditshëm kur një çift shkëmbejnë dy pitonë gjigandë ngjyrë ari në vend të unazave në dasmën e tyre në Kinë.

Thuhet se të dy i dashuronin kafshët e egra, dhe prandaj vendosën të merrnin gjarpërinjtë e mëdhenj në hotelin ku u zhvillua dasma e tyre në provincën Jilin, me 16 Shtator, shkruan Daily Mail.

Çifti tha se pitonët e tyre peshojnë njëri 30 kg dhe tjetri 15 kg, dhe cilësohen si suvenirë të marrëdhënies së tyre.

Në vend që çifti të shkëmbente unazat me njëri-tjetrin, ata kanë shkëmbyer pitonët duke i vënë rreth qafës./tvklan.al