Fotografi Mekki Jaidi ishte me pushime në Karaibe të mërkurën e shkuar, kur vendosi të shkonte në një vend të famshëm ku mund të shohësh nga afër avionët teksa zbresin në pistë.

Pikërisht në këtë moment, kur Jaidi ndodhej aty për të fotografuar nga afër zbritjen e një avioni të vogël, ky u fundit i kaloi kaq pranë sa e preku.

Një person që po xhironte me kamera kapi momentin e frikshëm, kur avioni kaloi mbi kokën e Jaidit.

Fotografi pësoi vetëm një shenjë të zezë tek gishtat nga rrota e avionit, por fatmirësisht shpëtoi pa asnjë dëmtim.

Për CNN ai tha se ndjeu diçka, por jo dhimbje.

Duke qenë se në momentin kur avioni iu afrua ai po shikonte në objektivin e aparatit, Jaidi nuk e kuptoi sa ulët po fluturonte mjeti, deri në momentin e fundit. /tvklan.al