Kjo video tregon një moment shumë prekës kur disa nxënës shkolle pjesëmarrës në një garë, ngadalësojnë qëllimisht vrapin, në mënyrë që shoku i tyre i cili vuan nga një paralizë cerebrale të fitojë.

10-vjeçari Daniel Boyers, nga Britania, i kishte thënë nënës së tij se nuk dëshironte të merrte pjesë në garë, sepse nuk donte të dilte i fundit.

Djaloshi kohët e fundit kishte bërë një ndërhyrje në këmbë dhe kishte frikë se miqtë e tij do ta vinin në lojë.

Pasi fillon gara video tregon se si miqtë e tij bëjnë një gjest shumë human duke ngadalësuar, në mënyrë që ai të fitojë garën.

Ai merr pjesë çdo vit në garë, ka thënë nëna e tij, por ndryshe nga çdo vit që del i fundit, këtë vit ai ishte i pari./tvklan.al