Presidenti Barack Obama është filmuar duke kërcyer këngën e Drake, Hotline Bling me këngëtarin Usher në eventin final muzikor në Shtëpinë e Bardhë.

Obama u pa duke kërcyer hitin më të fundit të Drake, në festën “Dashuri dhe Lumturi” të premten.

Presidenti imitonte lëvizjet e këngëtarit duke u kthyer në sensacion në internet pas shpërndarjes së videos.

Në pistën e kërcimit Presidentit iu bashkuan menjëherë Usher dhe Janelle Monae.

Kjo ishte mbrëmja e fundit muzikore e Presidentit të SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë, pasi kanë mbetur vetëm disa ditë nga zgjedhjet presidenciale./tvklan.al