Një video e publikuar së fundmi ka treguar atë se çfarë ndodh me të rinjtë në një qendër paraburgimi në Australi.

Pamjet janë të tmerrshme…!

Gardianët shfaqen teksa dhunojnë adoleshentët, të cilët i zhveshin, i prangosin në karrige, i sulmojnë me gaz lotsjellës, u mbulojnë kokën dhe madje i lënë për orë të tëra të lidhur.

cruelty2

Kjo video e filmuar në qendrën e paraburgimit të të rinjve në qytetin verior Darwin, gjatë periudhës 2010 – 2015, u bë publike në programin investigativ australian “Four Corners”.

Lidhur me këtë rast të bërë publik , ka reaguar Kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull, i cili ka urdhëruar një hetim gjithëpërfshirës.

Kryeministri tha se do të nisë një komision hetimor mbretëror, forma më e lartë e hetimit në Australi, pasi pamjet e publikuara ishin tepër tronditëse.

“Ashtu si të gjithë australianët, ne kemi qenë thellësisht të tronditur dhe të tmerruar nga imazhet e keqtrajtimit të fëmijëve. Ne do t’i shkojmë deri në fund asaj që ka ndodhur këtu”-

  tha Turnbull për programin televiziv.