Gjermani – Një avion Boeing 747 i Air Maroc nuk ka mundur të ngrihet në aeroportin e Frankfurtit. Lëvizja e parë e avionit në aerodrome nuk ka qenë frytdhënëse për këtë fluturim, i cili ka ngjallur panik tek pasagjerët. Megjithatë siç shihet edhe në video, piloti nuk ka hequr dorë dhe ka tentuar të provojë sërish ngjitjen, tentativë kjo me sukses.

Por pas kësaj tentative të dytë, raportohet se pasagjerët kanë shprehur pakënaqësi, duke pyetur se çfarë nuk shkon në lidhje me fluturimin që do kryejnë. Pavarësisht kësaj, piloti ka vazhduar fluturimin./tvklan.al