Tiranë – Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një lokali, që shërbente si shtëpi banimi në autostradën Tiranë – Durrës.

https://www.youtube.com//embed/3aXdO4MEGIw

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse të cilat kanë mundur të vënë nën kontroll situatën, duke shpëtuar nga zjarri dy fëmijë dhe një mace të cilët gjendeshin brenda në shtëpi në çastet e shpërthimit të zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al