Kjo video tregon përse duhet t’i kontrolloni gjithnjë vezët parpara se t’i skuqni, pasi brenda tyre mund të dalë edhe një zog i gjallë.

Në pamjet e postuara në YouTube, shfaqet shefi kuzhinës së një restoranti që po skuq vezët, kur papritur nga njëra prej tyre del një zog i vogël që nis të ecë.

Ai e kap atë me shpejtësi duke e hequr nga sipërfaqja e nxehtë dhe ia jep personin tjetër që ndodhet në krah të tij.

Ai vijon me një tjetër vezë dhe për habi edhe nga ajo del një tjetër zog.

Videoja në fjalë është parë më shumë se 29 mijë herë./tvklan.al