Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë rrugore për të shmangur testin e alkoolit.

Më datë 22.01.2017, në rrugën “Dervish Hima” shërbimet e Policisë Rrugore, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të një  27 vjeçari me inicialet O. V., banues Durrës.

Ai  ka tentuar t’i japë 2000 të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur testit të alkoolit.

Pas kontrollit të ushtruar me aparat drager, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.95 mg/l./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/3-wDtNHSayA