Këto pamje tregojnë momentin e shembjes së një ndërtese 3 katëshe në qytetin e Lushnjes.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar kështu aksionin për prishjen e godinave që bëhen pengesë për zbatimin e projektit “Pedonalja Abaz bej Lushnja”.

Sipas IKMT, pronari i këtij objekti është shpronësuar, me vendim të Këshillit të Ministrave sipas dispozitave ligjore në fuqi./tvklan.al