Qëlluan me armë pranë një restoranti dhe më pas nuk i’u ndalën policisë, por aventura e tre të rinjve përfundoi shpejt. Ata u arrestuan nga policia e Tiranës, pranë “Rrugës së Elbasanit.”

Ermal Kadilli, 36 vjeç, Dritan Masha, 36 vjeç dhe Dritan Ago, 35 vjeç, të tre banues Tiranë, po udhëtonin në këtë automjet tip Jeep. Ata dyshohet se kanë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga  një resort (bar-restaurant), në zonën e Mulletit, në periferi të Tiranës.

Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre. Të rinjtë nuk kanë ndaluar te një patrrullë policore në vendin e quajtur rrethrrotullimi TEG. Më pas rreth orës 14:40, janë vënë re në “Rrugën e Elbasanit”. Siç duket edhe nga pamjet, aty kanë ndërhyrë efektivë të Komisariatit 1.

Në momentin e ndalimit, ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë hedhur në tokë një pistoletë tip TT. Policia thotë se dyshohet se arma i përkiste Ermal Kadillit.

armaaaa

Edhe në vendngjarje në Mullet janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja. Policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave, ndërsa dyshohet se të rinjtë kanë vepruar në gjendje të dehur.

Tv Klan