Ai është qeni i parë në botë që pikturon në autonomi të plotë. Quhet Dagger dhe tashmë ka filluar të thërritet me nofkën “Da Vinçi”.

Ai i përket Mary Austen, në Boston , e cila është një piktore profesioniste.

Duke parë të zonjën duke pikturuar me kalimin e kohës qeni, ka marrë penelin në gojë dhe i është afruar telajos, duke nisur kështu të pikturojë.

“Teknika e tij po përmirësohet gjithmonë e me shumë duke u shndërruar në atë që kritikët e artit bashkëkohor e quajnë “

një artist shumë modern, majde avangard, e para kafshë që di të pikturojë”.

Për shumë duket e pabesueshme, por Dagger është një qen i rrallë.

Një kritik arti , Andrew Waho ka vlerësuar me 200 dollarë një pikturë të Dagger –it. Duke shtuar se nëse sot ato kushtojnë 200, nesër do të vlejnë mbi 20 mijë dollarë.

Të shumët janë ata që i kërkojnë të zonjës së Dagger që tëshikojnë pikturat e tij, ndërkohë që janë me mijëra ata që duan të blejnë./tvklan.al