Një version i ri me përmasa reale të varkës së Noas, sipas Biblës, po ndërtohet në Williamstown, Kentucky, të SHBA-ve.

Vërtet nuk pritet një përmbytje biblike, por ajo do të përfundojë më 7 Korrik kur do të hapet dhe një park me temë nga kjo histori e Biblës.

Sipas njërit prej projektuesve Ken Ham varka gjigante do të ketë përmasa reale dhe pritet të kushtojmë mbi 100 milion dollarë.

Parku me temë varkën e Noas, do të hapet disa kilometra larg Muzeut të Krijimit, që pret çdo vit thuajse gjysmë milion nxënës dhe mësues duke u ilustruar teorinë e Krijimit të Tokës./tvklan.al