Kur bëhet fjalë për ditën më të mrekullueshme të jetës suaj, atë të dasmës, do të udhëtonit mijëra kilometra dhe madje do të sakrifikonit për të realizuar fotografitë tuaja të ëndrrave.

Por a ju ka shkuar ndërmend të realizoni fotografi të tilla?

369238DE00000578-0-image-a-17_1469434959354

Një fotograf nga Hong Kong-u i cili është përzgjedhur si një ndër fotografët më të mirë të dasmave, ka një stil tepër të veçantë në realizimin e fotografive duke realizuar kombinime të mrekullueshme dhe tepër të veçanta.

222

 

Me 15 Korrik teksa ishte duke fotografuar një çift në Islandë, një helikopter u ul aty pranë për të shpëtuar një alpinist që kishte rënë teksa ngjitej.

Fotografi nuk e ka humbur këtë mundësi. Ai i ka kërkuar nuses që të mbante qëndrim në momentin që helikopteri do të ngrihej mbi kokën e saj.

https://www.instagram.com/p/BH-Z6s1hU0y/?tagged=icelandwedding

Kjo ishte një situatë e frikshme, por pavarësisht kësaj nusja ka pranuar.

Edhe pse pamjet ishin shumë të frikshme Birgir Örn Sigurdsson, një anëtar i ekuipazhit të helikopterit tha se personeli i shpëtimit ishte jashtë dhe për nusen nuk kishte ndonjë rrezik./tvklan.al