Një shaka në ditën e dasmës së një çifti gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi.

Nusja u largua me shpejtësi duke ulëritur, ndërsa burri i saj u sulmua me bombola për fikjen e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë, sipas traditës vendase të njohur si “nao dongfang”,  ku duhet të krijohet një shaka për çiftin në ditën e dasmës.

2

Rreth 80% e çifteve të intervistuara thanë se u ishte bërë një shaka gjatë ditës së dasmës.

Vitin e kaluar, një dhëndër në tentativë për t’u fshehur nga miqtë, ra nga kati i gjashtë duke gjetur vdekjen.

Më shumë se gjysma e tyre nuk i pëlqejnë rrengjet gjatë ditës së dasmës. Videoja e fundit e shpërndarë është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, si dhe është shoqëruar me mjaft kritika./tvklan.al