Pjesa më e madhe e njerëzve e dinë se duhani është tepër i dëmshëm dhe shkakton shumë sëmundje serioze, por disa njerëz, sidomos ata që janë të varur nga nikotina, nuk e luftojnë dot tundimin.

Videoja më poshtë është një kujtesë për dëmin e madh që i shkakton duhani mushkërive.

https://vine.co/v/MQFhz5AOMZI

Teksa mushkëritë e shëndetshme hapen kur mbushen me ajër, e kundërta ndodh me mushkëritë e duhanpirësëve, që thuajse nuk pësojnë asnjë ndryshim.

Një kapacitet më i ulët, bën që një sasi më e vogël oksigjeni të shkojë në gjak.

Përveç kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të zemrës, duhanpirësit janë gjithashtu më të ekspozuar nga bronshiti.

Duhani dëmton strukturën me fije që ndodhet brenda organeve, që ka si funksion të kapë irritues dhe mukusin. Duhapirësit e rregullt e dëmtojnë këtë strukturë, duke u bërë u ekspozuar kështu nga infeksione e ndryshme. /tvklan.al