Kjo mund të konsiderohet padyshim një grua tepër guximtare.

Bëhet fjalë për pronaren e një lokali në fshatin Champ – du – Boult, në Francë, e cila ishte “viktimë” e një tentative për grabitje.

Në videon e postuar nga “Le Parisien”, shfaqet një burrë i maskuari cili nën kërcënimin e amrës i kërkon zonjës së lokalit që t’i japë paratë.

Ajo që askush, e padyshim as vetë grabitësi nuk priste ishte që gruaja jo vetëm që e shpërfill totalisht faktin që ai ka armë në dorë, por i kthehet atij e godet dhe e nxjerr jashtë me shqelma. /tvklan.al