Kamerat e vendosura në uniformat e efektivë të policisë kanë regjistruar rastin e një tjetër shoferi i cili  niste makinën pasi kishte kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.Pas testi të alkoolit, drejtuesi i mjetit u është lutur efektivëve të policisë mos të merrnin masa të rrepta ndëshkuese ndaj tij. Ai  është arrestuar sepse sasia e alkoolit që kishte kosumuar ishte 3 fish mbi normat e lejuara dhe paraqeste rrezikshmëri për të dhe për pasagjerët që ndodheshin në makinë.

Polici:

Fryji fort, fort, sa më fort, fort, fort, kjo ishte

.

Qytetari:

Shefi na ler të ikm në Lezhe tani, jemi për rrugë ore.

Polici: 1.81.

Atëherë djali , testi i parë të ka dalë 0.47 që do të thotë ishë për heqje patente, të lutem më dëgjo pak.Testi i dytë të ka dalë 0.53mlg/litër që do të thotë që je për arrest.Testi i tretë të ka dalë 1.81. Është një masë shumë  e lartë, shumë, shumë e lartë dhe shumë e rrezikshme për ty dhe për pasagjerët që janë në mjet.

Qytetari:

Më vdektë motra!

Polici:

Djali të lutem!

Qytetari

: Më vdektë m

otra mos na merr në qafë!

Polici:

Duke parë që keni konsumuar kaq sasi të lartë ju arrestoheni dhe shoqëroheni në komisariat për veprime të mëtejshme./

tvklan.al