Lajme të këqija për të gjithë tradhëtarët në të gjithë botën. Në Spanjë është prodhuar një dyshek i zgjuar, i realizuar me objektivin e saktë për të zbuluar tradhëtitë.

I pajisur me sensorë që arrijnë të zbulojnë lëvizjet dhe llojin e presionit mbi të, ky dyshek dërgon një mesazh në celularin e përdoruesit në momentin që “zbulon” diçka jo normale.

Në video – prezantimin e këtij dysheku, kompania që e prodhon paralajmëron : “Të takosh njerëz të rinj sot është gjithmonë e më e thjeshtë dhe tradhtia është një fenomen në rritje”. Më pas kjo e fundit nënvizon se: “I rehatshëm gjatë natës dhe i “sigurtë” gjatë ditës. Nëse partneri juaj nuk është besnik, dysheku është!”.

Sipas një zëdhënësi të kompanisë, ky dyshek është real dhe pse në fazë prodhimi dhe ka shumë kërkesa për këtë produkt./tvklan.al