Shpesh herë zgjidhja e çështjeve të bukurisë mund të jetë më e thjeshtë se mendoni, në shtëpinë tuaj.

Një video e re nga një blogere që merret me temat e kujdesit ndaj vetes, Charmie Jane, tregon se si mund të krijohen onde perfekte duke përdorur diçka që nuk ju ka shkuar kurrë në mendje, sfungjerin e enëve.

Ashtu siç shikohet dhe në video, pasi ndan me segmente flokët, ajo përdor sfungjerët për t’i fiksuar.

Pas këtij procesi ju duhet vetëm që të pushoni gjatë natës dhe në mëngjes do të zgjoheni me ondet që gjithmonë keni kërkuar, duke kursyer para dhe pa i dëmtuar flokët./tvklan.al