Janarin e shkuar, shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë zbuluan mënyrën sesi t’i kthenin vezët e ziera në gjendjen e tyre normale, pra jo të ziera. Një zbulim i rëndësishëm pasi kjo solli një mënyrë më të shpejtë për të ripërdorur proteinat e shpërdoruara, duke bërë kështu që punët kërkimore të jenë më të lira.

Zierja e vezëve, që çon në përzierjen e proteinave në një masë të ngjeshur, ishte një proces që deri më parë mendohej si i pakthyeshëm.

Ja si mund ta bëni një gjë të tillë…

Fillimisht zieni vezët dhe më pas futini në ure

Kjo bën që proteinat të thyen dhe të zhvendosen rreth e rrotull, duke çuar në përftimin e një proteine të pastër, të quajtur lizosomi.

25426-1qpw1as

Vendoseni lizosomin në një paisje që quhet “Vortex fluidic device”, që rrotullohet me 5000 rpm dhe që do të bëjë të mundur shpërbërjen e proteinave për shkak të forcës së ushtruar.

25426-n2illn

Dhe ja, përveçse do t’ju duhet kjo paisje, tashmë të kthesh vezën në gjendjen e saj fillestare është e mundur./tvklan.al