Presupozohet të jetë një krijesë mistike, që fshihet diku në Paqësorin veri –perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por mos vallë këmbëmadhi është kapur për herë të parë në kamera në Indonezi?

Në një video të xhiruar në vendin juglindor të Azisë shfaqet një krijesë gjigante duke ecur mes përmes një ujëvare për t’u zhdukur më pas mes pemëve.

Teksa nuk është e mundur që nëpërmjet këtyre pamjeve të përcaktohet për çfarë krijese bëhet fjalë, disa besojnë se më në fund kjo është prova se gjigantët ekzistojnë./tvklan.al