Ndonëse ende nuk ka kaluar sezoni i verës, reshjet e shiut janë rikthyer.

Kryeqyteti është “pushtuar” nga reshjet e furishme të shiut dhe breshëri, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të tij.

Për tvklan.al, qytetarët kanë sjellë foto dhe video, ku trotuaret duken të mbuluara nga uji.

Trafiku gjithashtu ka qenë një problem për qytetarët të cilët lëvizin me makinë./tvklan.al