Një i ri japonez, 26-vjeçar është autori i një masakre të tmerrshme në një qendër për njerëz me aftësi të kufizuara në Japoni.

I identifikuar si Satoshi Uematsu, i riu me një thikë ka vrarë 19 persona dhe ka plagosur 20 të tjerë në një qendër në qytezës e Sagamihara-s, në prefekturën e Kanagawa, disa kilometra në perëndrim të Tokios dhe më pas ai është dorëzuar në polici.

Sipas mediave lokale japoneze, ai ka pranuar se e ka kryer gjestin e tmerrshëm me qëllimin ”’për të pastruar botën nga personat me aftësi të kufizuara”.

Sipas rindërimeve të para të ngjarjes të vetë i riu ka punuar më parë në këtë qendër rehabilitimi.

Policia ka thënë se ka marrë një telefonatë në orën 02.30 me atë lokale  nga një punonjës i qendrës, i cili kishte lajmëruar se po ndodhte diçka e tmerrshme.

Dy orë më orë më vonë një djalë është prezantuar në policinë e Sagamihara, duke e lënë armën e vrasjeve të shumëfishta në makinë.

Vrasje masive janë diçka e rrallë në Japonipaso ky shtet ka një ligj shumë të rreptë në lidhje me armët./tvklan.al