Ndërsa shumica mendon se romantikët nuk ekzistojnë më, një vajzë ka vendosur të vërtetojë të kundërtën.

Zara edhe pse kohët e fundit mendonte njësoj si të tjerët, pas dhuratës që i bëri i dashuri i saj, Jasper, me rastin e përfundimit të kolegjit, ajo vendosi të dëshmonte të kundërtën.

Jasper i kishte bërë asaj një dhuratë tepër romantike, një kuti të mbushur me kujtimet e tyre më të dashura.

Brenda kësaj kutie të veçantë ndodheshin shumë foto të çiftit të cilët kishin qenë sëbashku prej një viti, dhe secila prej tyre përmbante edhe një shënim specifik.

Zemrat e kuqe të prera ishin të bashkangjitura sëbashku me fotot, të cilat ishin vendosur në një pako të bardhë me shirit argjendi.

Zara nuk ka dashur ta mbajë vetëm për vete këtë emocion, kështu që ajo ka filmuar veten teksa hap dhuratën e veçantë duke u treguar ndjekësve në rrjetet sociale dhuratën romantike që kishte marrë nga i dashuri.

 

Sipas Zarës dhurata ishte punuar e gjitha me dorë dhe kjo ishte vërtetë një dhuratë e mrekullueshme, të cilën ua sugjeroi të gjithëve për të lumturuar personin e tyre të zemrës./tvklan.al