Ka ngjallur reagime të shumta kjo video e publikuar në mediat e huaja, ku dy xhihadistë hedhin short se cili do të fitojë mundësinë për t’u vetëflijuar.

Në videon shokuese shfaqen dy militantë të Shtetit Islamik që sfidojnë njëri-tjetrin, për të drejtën e sulmit të ardhshëm terrorist. Një prej militantëve zgjedh dorën e djathtë të militantit tjetër, ku ai mbante një gur të bardhë që me sa duket ishte edhe bileta për t’u bërë kamikazi i rradhës.

Pak çaste më pas duket në qytet një shtëllungë tymi që tregon se i riu ka hedhur veten në erë.

Kjo është një video propagandistike e Shtetit Islamik që ditët e fundit po përballet me luftime të ashpra në Mosul të Irakut. Mediat perëndimore kanë ngritur alarmin se xhihaditët po përdorin civilët si mburojë njerëzore nga sulmet ajrore.

Tv Klan