Një grua nga Australia është tmerruar në mes të natës pasi është zgjuar nga gjumi. Trina Hibberd, ka parë një piton rreth 5 metër teksa zvarritej në dhomën e ndenjes të shtëpisë së saj në Queensland të Australisë.

piton

David Goodwin, pasi është njoftuar menjëherë nga Trina, ka vajtur me disa miq të tij duke larguar pitonin nga shtëpia e saj.

Ai tha se ajo ka përjetuar panik, pasi mysafiri i saj i paftuar, zvarritej kudo, mbi kornizat e ngjitura në mur duke vazhduar drejt dhomës së gjumit.

piton 1

Sigurisht, është e kuptueshme se Trina ka përjetuar panik sepse nuk ishte një djalë i vogël, por ishte një piton i cili po zvarritej në dhomën e ndenjes. Sapo më lajmëroi i thashë asaj të mbyllte derën deri sa unë me miqtë e mi të shkonim dhe të menaxhonim situatën

”, ka thënë miku i saj David.

Gjarpri mendohet të peshojë rreth 30 kilogramë. Trina zbuloi një postim në facebook, ku pitoni po zvarritej në një çati shtëpie në vitin 2012. Mendohet të jetë i njëjti lloj gjarpri.

/tvklan.al