Itali – Në Ascoli Piceno i’u dha lamtumira viktimave të tërmetit të së mërkurës.

Autoritetet organizuan një ceremoni shtetërore për t’i përcjellë ata në banesën e fundit, në praninë e Presidentit Matarela dhe Kryeministrit Renzi.

Mesazhe të shumta solidariteti u shpërndanë nga Peshkopi Giovanni D’Ercole, që udhëhoqi ceremoninë mortore. Ai i’u drejtua komunitetit në Ascoli Piceno, duke i kërkuar të mos humbasë kurajon.

E shtuna është zi kombëtare. Bilanci zyrtar është 290 të vdekur.

 

funerali

Mbi 380 janë të plagosurit e fatkeqësisë natyrore që goditi zemrën e Italisë. Mes tyre janë edhe 5 shqiptarë.

Lëkundjet e tokës, fatkeqësisht nuk kanë të ndalur.

Banorët e rajonit të Rietit kaluan një tjetër natë ankthi. Më shumë se 90 lëkundje me mangnitudë të vogël, u regjistruan nga mesnata deri në mëngjes. Më e forta ishte ajo në Askoli Piceno, rreth orës 4:50, me një magnitudë 4 e shkallës Rihter. Ekipet e emergjencave vijojne kërkimet nën rrënoja, teksa shpresa për të gjetur të mbijetuar venitet me kalimin e orëve.

Në Amatrice, Kryebashkiaku Sergio Pirozzi, njoftoi një ditë më parë, se 15 persona rezultojnë të zhdukur. Në Accumoli, qyteza më pranë epiqendrës së tërmetit, toka u ul me 20 cm.

Tv Klan