Në këto pamje të ardhura në redaksinë e

www.tvklan.al

, në rubrikën “Kallëzo”, tregohet dëmi i madh që i është bërë fushave të Delvinës.

Sipas banorëve të fshatit Vllahat të këtij qyteti, flakët kanë përfshirë rreth 9 hektarë tokë të mbjella me ullinj 4 – vjeçar.

Në videot e ardhura në redaksinë tonë mund të dallohet fare qartë dëmi që u është shkaktuar këtyre fushave.

Banorët dyshojnë se zjarri është vendosur qëllimisht. Sipas tyre, pas këtij veprimi mund të fshihen barinj të zonës.

Zjarrvënia ndodhi të martën rreth orës 12:00 të mesditës dhe flakët vijuan të përhapeshin deri në orën 16:00 të pasdites. Banorët kontaktuan zjarrëfikësen e Sarandës për t’u ardhur në ndihmë, por sipas tyre, kjo e fundit nuk erdhi në kohë, duke u justifikuar se nuk dinin vendin apo se do të ndërhynin nëse zjarri do të rrezikonte shtëpitë përreth.

Mbetet e paqartë se cila mund të jetë arsyeja e dëmtimit të një hapësire të tillë me vreshta ullinjsh./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/ckO1fxUrKLc