Këto janë pamjet që tregojnë momentet e bastisjes së një dyqani elektroshtëpiakesh nga dy persona gjatë natës në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:43 duke u gdhirë dita premte, kur dy persona të maskuar, të armatosur me leva, thyen derën e dyqanit dhe morën që aty rreth 30 telefona celularë.

Fillimisht në pamje shihet tek sa personat, thyejnë derën e jashtme të dyqanit me një levë dhe sëpatë dhe futen brenda.

Teksa futen në dyqan dy autorët i drejtohen kasafortës së dyqanit. Nga aty ata marrin një çantë në të cilën sipas policisë kanë qenë 30 telefona.

Të dy personat largohen me shpejtësi, duke dalë nga dyqani për t’u zhdukur në errësirë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, duke marrë kamerat e sigurisë, por edhe gjurmë që mund të jenë lënë nga autorët. Tv Klan