Një person i paidentifikuar vodhi me dhunë xhiron ditore të një lokal pasditen e të mërkurës në sheshin “Willson”, në Tiranë. Ngjarja ndodhi kur personi i paidentifikuar u fut në ambientet e lokalit dhe arriti t’i merrte kamerierit xhiron ditore.

Pas njoftimit të marrë në vendin e ngjarës mbërritën efektivë të policisë së komisariatit nr.2. Kamerieri iu tha policëve se autori i krimit, ishte një person i veshur me xhup të zi, të cilin nuk kishte mundur ta identifikonte. Blutë or ende nuk kanë mundur të zbulojnë identitetin e autorit të krimit.

Tv Klan