Policia e Tiranës ka bërë të mundur zbardhjen e autorësisë për 6 raste të vjedhjes së banesave dhe të pronës, raste këto të ndodhura muajt e fundit.

Si rezultat janë arrestuar Sehat Doci, 22 vjeç, nga Kamza, Albion Shehu, 35 vjeç, nga Kodër Kamëz, Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore.

Gjithashtu është arrestuar Vasil Aruçi, 33 vjeç, banues në Kamëz, i cili u kap me një sasi lënde nrakotike.

Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë vjedhur banesat e Xh. Sh., dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizor, një shumë lekësh, vegla bujqësore dhe ndërtimi.

Ata në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur me datë 07.07.2017 servisin në pronësi të B.O., në Kamëz, me datë 15.09.2017 kanë vjedhur banesën e Q. D. në Paskuqan, me datë 26.09.2017 kanë vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës në pronësi te një kompanie celulare në Bathore dhe me datë 24.10.2017 kanë vjedhur banesën në pronësi të A. P., në Bathore.

Policia ka sekuestruar një pjesë të sendeve të vjedhura dhe po punon për gjetjen edhe të sendeve të tjera të vjedhura në këto objekte.

/tvklan.al