Një kompani hekurudhore në Japoninë perëndimore ka filluar operimin e të ashtuquajturit  automjet me modalitet të dyfishtë që qarkullon si në shina ashtu edhe në rrugë.

Duket si një minibus dhe funksionon me goma normale në rrugë. Por kur arrin në shina , rrotat e çelikut zbresin nga pjesa e poshtme e automjetit në shina hekurudhore, duke e kthyer atë në një tren.  Ky është automjeti i parë i këtij lloji në botë.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Asa Coast Railway” shprehet  se automjete të tilla mund të ndihmojnë kompanitë lokale të transportit të cilat janë në një krizë të mund të sigurojnë më shumë të ardhura në këtë mënyrë.

Automjeti udhëton me shpejtësi 60 km/h në shina dhe deri në 100 km/h në rrugë. Aktualisht në këtë automjet mund të transportohen deri në 21 pasagjerë, por ky numër është zvogëluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Klan News