Dy peshkarexha që kishin dalë për peshkim 5 ditë më parë, nga porti i Durrësit prej 24 orësh kishin humbur kontaktet.

Kjo ka bërë që këta familjarët të kërkonin nga Dipençeria e Peshkimit të nisnin operacion për kërkimin e tyre.

Njëra prej anijeve, “Qamili”, në të cilën ndodheshin 5 persona u gjet pak pas alarmit, në grykëderdhjen e Bunës. Shkak për humbjen e komunikimit mësohet se ishte bërë një defekt me radion e komunikimit.

Ndërkohë, pak më vonë Kapiteneria e Durrësit arriti të vendoste kontakt me peshkarexhën tjetër, “Çepalia 2”, në bordin e së cilës ndodhen 3 marinarë, dy nga Durrësi dhe një egjiptian. Në komunikimin e shkurtër me Kapitenerinë mësohet se marinari ka thënë se ndodhen në ujërat ndërkombëtare dhe se shkak për moskomunikimin është bërë një defekt me radion.

Por pak pas kësaj, “Çepalia 2” ka humbur sërish kontaktin. Burime jo zyrtare thonë se, ekzistojnë dyshime që anija mund të jetë marrë peng nga marinari egjiptian, për shkak të një borxhi që pronari i peshkarexhës i ka këtij të fundit.

Në operacionin për gjetjen e anijes është përfshirë edhe Roja Bregdetare./tvklan.al