Kryepatologu i Kosovës, Arsim Gërxhaliu, është marrë gjerësisht me problemin e të zhdukurve të luftës. Ai tregon se ka udhëtuar për në Serbi mbi 110 herë, ndërsa ka kthyer në Kosovë mbi 1 mijë viktima.

Arsim Gërxhaliu, është kryepatologu i Kosovës. Si profesionist është marrë me problemin e të zhdukurve në luftë. Në vitin 1999 nga familja Gërxhaliu janë vrarë 40 familjarë. Një luftë për të kthyer në Kosovë kufomat e bartura në varrezat masive. Kurrë nuk e kishte menduar se në Serbi do të udhëtonte plotë 110 herë. Mbi një mijë viktima të kthyera në shtëpi.

Procesi i identifikimit ka qenë i vështirë pasi shumë viktima ishin varrosur e rivarrosur deri në katër varreza masive. Ka ndodhur që një trup të jetë ndarë në Kosovë dhe Serbi. Familjarë të shumtë besonin për burgje sekrete dhe ende kishin shpresë.

Dyzimi profesional dhe historia e familjes e kanë shtyrë Gërxhaliun të rikonstruktojë thyrjet shpirtërore të qindra familjeve. Në Serbi sërish do të kthehet.

Tv Klan