Për të pestën ditë rradhazi serbët dolën në shesh për të protestuar kundër fitores së Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet presidenciale të 2 Prillit.

Rreth 10 mijë protestues, pjesa më e madhe e tyre studentë, mbushën rrugët e Beogradit të premten. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Parlamentit, Maja Gojkoviç dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, pasi dështuan në sigurimin e zgjedhjeve të lira.

Me pankarta në duar, studentët thërrisnin “

Vuçiç është hajdut, Vuçiç ka vjedhur zgjedhjet”.

Ish-kryeministri Aleksandër Vuçiç, fitoi bindshëm zgjedhjet duke marrë 55% të votave. Në vend të tij në krye të qeverisë pritet të emërohet ndonjë figurë besnike nga linjës partiake të presidentit të ri.

Tv Klan