Në vijim të aksionit të nisur një ditë më parë, Bashkia e Tiranës ka bllokuar gjatë ditës së sotme dy pika karburantesh në zonën e Zogut të Zi.

Shkak për mbylljen e tyre është bërë ushtrimi i aktivitetit pa licensë, si dhe mungesa në dokumentacion.

Të enjten Bashkia e Tiranës mbylli tre pika të tregtimit të karburanteve në kryeqytet, ndërsa paralajmëroi se këtë aktivitet në mënyrë të palicensuar e ushtrojnë 173 subjekte.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje subjekteve në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, që të aplikojnë për t’u pajisur me lincencë konform legjislacionit në fuqi. TV KLAN