Vijon bllokimi i Parlamentit në Maqedoni



Situata politike në Maqedoni vijon të jetë e mbërthyer në bllokimin e parlamentit, që nuk po arrin të zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe të formojë komisionin për zgjedhje dhe emërime. Kjo do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë së re. Edhe sot seanca konstituive e Kuvendit u zhvillua me ritme të ngadalta. Deputetët e VMRO-DMPNE-së këmbëngulën në qëndrimin e tyre, duke i kërkuar LSDM-së të sqarojë platformën e partive shqiptare. Ata thonë se kjo platformë është krijuar nga Tirana zyrtare dhe cënon sovranitetin e shtetit maqedonas.

Debati arriti kulmin kur kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, doli për të sqaruar domethënien e kërkesës që kishte ngritur për ndëshkimin e genocidit ndaj shqiptarëve.

 “Gjenocidet nuk i bëjnë popujt. Gjenocidet I bëjnë regjimet. Pak a shumë të ngjashëm si ky regjim I cili tani duhet të bie”.

Me kërkesën për zgjedhje të reja, qindra mbështetës të Nikola Gruevskit vijojnë protestat në rrugët e Shkupit. Me slogane kundër Bashkimit Evropian, demonstruesit u ndalen para Kuvendit të Maqedonisë kundër përfshirjes se partive shqiptare ne koalicionin qeverisës. Mos gjetja e një zgjidhjeje dhe dështimi për krijimin e qeverisë po rrit dukshëm edhe frymën nacionaliste në Maqedoni.

Tv Klan

Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione