Forcat qeveritare të Irakut kanë rinisur ofensivën drejt Mosulit perëndimor, bastioni i fundit më i madh i të ashuquajturit Shteti Islamik, në Irak.

Teksa nisi operacionin të dielën, ushtria arriti të rimerte nën kontroll disa fshatra.

Pjesa lindore e qytetit u çlirua nga ISIS muajin e shkuar, pas luftimeve të ashpra.

Të hënën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Marris, mbërriti në Bagdad, në një vizitë të pa njoftuar.

Për gazetarët, ai tha se ushtria amerikane nuk ishte në Irak për të marrë naftë, në përpjekje për të largua shqetësimet e ngritura pas deklaratës së bërë nga presidenti Donald Trump, muajin e shkuar, i cili tha se “SHBA duhet ta kishte mbajtur nafën”, kur tërhoqi trupat nga Iraku në 2011 –ën.

Mijëra trupa irakiane, të mbështetura nga artileria dhe forcat nga ajëri, janë përfshirë në ofensivën për të rimarë Mosulin.

Progresii tyre po has vështirësi dhe po ngadalësohet nga pajisjet e improvizuara shpërthyese, të vendosura nga ISIS përgjatë rrugës ku po zhvillohet ofensiva./tvklan.al