Një tjetër sasi droge është gjetur në fshatin Drithas në Vlorë ku janë sekuestruar rreth 600 kg kanabis. Sasia është gjetur gjatë kontrollit të territorit përreth ku u gjet sasia e madhe gjatë operacionit.

Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë.

 

Efektivet e Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Vlorës, menjëherë nga krehja që i kanë bërë zonës përreth terrenit ku u konstatuar dje lënda narkotike, ditën e sotme kanë gjetur një sasi tjetër me lëndë narkotike në pjesën perëndimore të fshatit Drithas, Vlorë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit Cannabis Sattiva.

Dyshohet se kjo sasi mund të jetë rreth 600 kg.

Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.

Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të saj drejt ambienteve të DVP Vlorë./tvklan.al