Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, për pasojë moti i kthjellët do të jetë prezent gjatë gjithë ditës. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër zonën malore të Shqipërisë.

Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare të jenë dominante. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, termometri në zonat e ulëta do të ngjitet deri në 25 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët./tvklan.al