Vijon seanca konstitutive, VMRO refuzon të kalojë në pikat kryesore



Parlamenti i Maqedonisë vijon të tentojë për të 16 herë senaca rradhazi të zgjidhë ngërçin politik, por edhe këtë të premte tentativa ka qenë e pasukseshme. Seanca e sotme konstituive ka vijuar me replika, kundërreplika dhe diskutime të shkurtra procedurale. Tema që ka dominuar në sallen e parlamentit vijon të mbetet Marrëveshja e partive shqiptare të Maqedonisë.

Asnjëra palë nuk tërhiqet. VMRO kërkon që LSDM të tërhiqet nga mbështetja që i jep platformës që do të zyrtarizojë gjuhën shqipe në Maqedoni. Kërkesa për zgjedhje të reja është përmendur sërish nga deputetët e partisë së Gruevskit.

Depuetët e  LSDM-së vijojnë të këmbëngulin se në parlament nuk po respektohet rregullorja. Ata kanë kërkuar sërish të kalohet në pikat kryesore të rendit të ditës, pikën 3 dhe 4, sipas së cilave duhet të zgjidhet kreu i parlamentit dhe anëtarët e komisionit për emërime dhe zgjedhje.

Tv Klan

Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*