Kjo është shtëpia e Erjon Toros, emigrantit 32-vjeçar që humbi jetën nga tërmeti që goditi një ditë më parë Italinë qendrore.

Familja Toro në Kurjan të Fierit, ka hapur dyert e mortit. Erjoni ishte djali i vetëm i familjes me 5 anëtarë. Ai emigroi që 15 vjeç në Itali, ku krijoi edhe familjen e tij. Vetëm për pak ditë, 32-vjeçari do të kthehej në shtëpi për pushime.

Përtej dhimbjes, kërkesa e familjarëve është sjellja sa më shpejt e trupit, për t’i bërë nderimet e fundit djalit të vetëm të shtëpisë.

32-vjeçari ndodhej në banesë, bashkë me gruan dhe 2 vajzat. Këto të fundit janë nxjerrë nga gërmadhat pa lëndime, ndërsa bashkëshortja e Toros ka thyer të dyja këmbët dhe ndodhet në spital.

Tv Klan