Ish- kryetari i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me viktimat që janë shënuar ditët e fundit në plazhet shqiptare. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan e kryeministri Edi Rama po tregohet i shurdhër ndaj tragjedisë së humbjes së jetëve të njerëzve vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite.

Postimi i Vasilit:

Tragjedia në plazhet shqiptare vazhdon, dy qytetarë të tjerë mbyten në Velipojë.

Ngushëllimet e mia familjeve të tyre!

Kryeministri i shurdhër ndaj tragjedisë së humbjes së jetëve të njerëzve vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite.

Asnjë përgjegjës, asnjë masë, asnjë fajtor ndërsa njerëzit vdesin.

Turp!

/tvklan.al