Ylli i filmave të Fast & Furious ka heshtur komentet e liga rreth tij dhe The Rock për një sherr të mundshëm të tyre jashtë roleve të tyre që në filma konfliktohen gjithmonë.

Thashethemet filluan verën e shkuar kur The Rock kishte etiketuar disa yje kolegë të tij si “frikacakë” me një targetim mjaft të ngushtë të fjalëve të tij që binin drejtpërdrejt mbi Vin Diesel.

Shtëpia e filmave Universal insistoi më vonë se yjet e kishin pushuar sherrin, por sipas fjalëve më të fundit që qarkullojnë sherri mes tyre është ndezur sërish gjatë filmimeve të Fast & Furious 8.

Vin Diesel vendosi t’i jepte fund thashethemeve duke thënë:

Atë e quaj si të madhin e shtëpisë. Ai më mbron mua dhe unë atë, gjithmonë e kam bërë edhe pse jo gjithmonë është e nevojshme që ai ta dijë këtë gjë.