Fituesja e parë e “Virtuozët” është Laura Llozi. 18-vjeçarja, nxënëse në vitin e fundit të liceut artistik “Jordan Misja”, për violinë, rrëmbeu kupën e çmimit të madh, pasi më herët u shpall fituese në kategorinë “Instrument”.

E Diela njohu edhe dy fitues të tjerë. Konkurrimin mes Arturit dhe Xhoidenit në kanto e fitoi ky i fundit.

Në gjininë e baletit, juria vlerësoi si më të mirën Eskejda Allkja.

Për secilin nga fituesit, produksioni do të mbështesë financiarisht arsimimin e mëtejshëm të artistëve të pritshëm të skenës shqiptare në shumën pesë mijë euro për fituesit e kategorive dhe 10 mijë euro për çmimin e madh. Ishin të shumtë të ftuarit në mbrëmjen finale për të mbështetur konkurrentët dhe për të dhënë mendimin e tyre për spektaklin.

Klaudia Pepa apo Piro Gjezi ishin artistët që sollën produktin e tyre artistik në skenë.

Për publikun sopranoja Inva Mula përcolli këtë mesazh.

Dritat e “Virtuozët” me skenar të Pandi Laços, regji të Bledi Laços, më orkestër dhe kor që luajti e këndoi për 10  mbrëmje drejtpërdrejt nga teatri i Televizionit Klan nën drejtimin artistik të sopranos së skenave ndërkombëtare, Inva Mula, u mbyllën suksesshëm dje.

Programi i parë për talentet e klasikes e kaloi provën me publikun që më parë nuk i ishte propozuar një ngjarje e tillë muzikore.

Tv Klan