Britney Spears vlen miliona dollarë, por këtë javë ajo përfundoi në faqet e para të gazetave pasi u largua nga restoranti pa paguar. Por këngëtarja amerikane nuk është e vetmja që “harron” të paguajë. Revista “InTouch” na sjell disa raste ku personazhe me famë botërore dhe me miliona në bankë, janë kapur mat. 

britney-spears

Britney Spears – Në fillim të kësaj jave u largua pa paguar një faturë prej 30 dollarësh nga një restorant. E kapur nga punojnësit Britney tha se bëhej fjalë për një keqkuptim, pasi kishte menduar se faturën do ta paguante truproja. Në fakt ky I fundit kishte menduar të anasjelltën. Por kjo nuk është hera e parë që Britney largohet pa paguar. Kohë më parë këngëtarja u fotografua nga paparacët jashtë një karburanti me çakmak të vjedhur në dorë teksa në mënyrë sarkastike tha: “oh jam shumë e keqe, vodha diçka”. Një herë tjetër, ylli i pop –it vodhi një paruke, ndërsa në një tjetër rast “harroi” të paguante bluzën që mbante veshur.

lindsay-lohan

Lindsay Lohan – Në Shkurt të 2011, Lohan u akuzua për vjedhjen e  një varësje me vlerë 2.500 dollarë në një argjendari në Venecia. Ajo pretendoi se varësen e kishte marrë borxh nga dyqani, por ky i fundit nuk kishte asnjë të dhënë që ta vërtetonte pretendimin e aktores.

winona-ryder

Winona Ryder – Një ndër rastet më famëkeqe të vjedhjes nga personazhe me famë botërore është ai i aktores Winona Ryder, e cila në 2001 u arrestua, pasi u kap duke vjedhur veshje në Saks Fifth Avenue, vlera e të cilave kapte shifrën e 5.500 dollarë.

Megan-Foxx

Megan Fox – Përpara se të bëhej një aktore me famë botërore, Megan Fox ishte një adoleshente rebele. Dhe teksa sillej si e tillë, Fox u kap duke vjedhur një buzëkuq me vlerë 7 dollarë në një dyqan.

Farraw-fawcet

Farrah Fawcett – Një divë e kinemasë amerikane e cila në jetë reale nuk ishte aspak engjëll. Në 1970, aktoja Fawcett u kap duke vjedhur në dy dyqane.

tvklan.al