Shkencëtarët transformojnë në laborator viruset në fabrika hormonesh. Rezultati do të bëjë të mundur studimin e mekanizmave të rinj në origjinë të diabetit e të sëmundjeve të rënda si tumoret.

Kërkuesit e disa universiteteve amerikane gjatë studimeve në Boston kanë vërtetuar që hormonet virale veprojnë mbi qelizat njerëzore duke i modifikuar sjelljen, ashtu siç bën insulina.

Kjo mund të hapë rrugën për një fushë studimesh të reja mbi rolin e viruseve dhe baktereve në sëmundje si diabeti apo patologjitë autoimune.

Mjekët kanë analizuar të dhënat gjenetike të viruseve duke zbuluar se janë në gjendje të prodhojnë proteina të njëjta apo të ngjashme me 16 hormone njerëzore, mes të cilave insulina.

Hormone ndikojnë në rregullimin dhe zhvillimin e metabolizmit dhe aftësia e këtyre viruseve që sillen si ta mund të përdoret nga shkenca për të luftuar sëmundjet.

Klan Plus